Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi nis bisedimet me Dybalan

Paulo Dybala nuk ka vazhduar ende kontratën me Juventusin.

Por drejtuesit e klubit italian po shpresojnë që të arrijnë një marrëveshje me sulmuesin argjentinas.

Mediat italiane kanë bërë të ditur të premten se krerët e klubit do të takohen me menaxherin e lojtarit Jorge Antun për të vendosur të ardhmen.

Juventusi i ka ofruar kontratë trevjeçare që do ta mbante atë në Torino deri në vitin 2025.

Madje krerët e klubit i kanë ofruar pagë prej tetë milionë eurosh në sezon.

Artikuj të ngjashëm