Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi mposht Parman

Juventusi vazhdon të mbajë formën e lartë në Serie A.

“Zonja e Vjetër” mposhti sonte në udhëtim Parman me rezultat prej 1 me 2, transmeton Koha.net.

Ishte Manxhukiq që shënoi golin e epërsisë për Juventusin në minutën e dytë të takimit.

Parma arriti të barazojë shifrat në minutën e 33 përmes Gervinhos.

Megjithatë, Juventusi shënoi golin e fitores në minutën e 58 përmes Matuidit, që realizoi nga një asistim i Manxhukiqit.