Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi, Milani e Atletico Madridi kërkojnë Correan

Juventusi, Milani dhe Atletico Madridi janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Lazios, Joaquin Correa, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane. Correa po shkëlqen këtë edicion dhe gjasat janë të mëdha që ai të largohet nga Lazio në janar pas ofertave të shumta që ka marrë.

Sulmuesi 26-vjeçar ka shënuar tre gola dhe ka bërë po aq asistime në 14 paraqitje për Lazion në të gjitha garat.

Vlera e tij në treg, aktualisht është 55 milionë euro, shumë të cilën janë të gatshme ta paguajnë si Juventusi ashtu edhe Milani e Lazio. Correa i është bashkuar Lazios në vitin 2018 nga Sevilla dhe me ekipin nga Serie A ka kontratë deri në verën e vitit 2024.

Artikuj të ngjashëm