Skuadra e Juventusit po e monitoron situatën e mesfushorit Koke tek Atletico Madridi, përcjell “Gazzetta dello Sport” të premten.
Mësohet se Juventusi po përgatit një ofertë për transferimin e spanjollit në fund të këtij sezoni, pasi po shihet si zëvendësim për francezin Adrien Rabiot që do të largohet si lojtar i lirë.
Për shërbimet e 31-vjeçarit, i cili është kapiten i Atleticos, Juventusi është gati të ofrojë deri në 30 milionë euro duke pasur parasysh se kontrata me ekipin spanjoll i skadon në vitin 2024.
Koke është kapiten i Atleticos dhe këtë sezon në 19 paraqitje në të gjitha garat, ka bërë dy asistime.