Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi kthehet te fitorja

Juventusi është kthyer te fitorja në Serie A. Të shtunën në udhëtim ka mposhtur Empolin me rezultatin 3:2.

Tek Empoli Nedim Bajrami luajti për 85 minuta, derisa ndeshjen e kompletuan Ardian Ismajli dhe Kristian Asllani. Samir Ujkani ishte në bankën rezervë.

Moise Kean kaloi në avantazh Juventusin në minutën e 32-të për 1:0.

Vendasit barazuan me Szymon Zurkowkin në minutën e 40-t në 1:1.

Në minutat shtesë të pjesës së parë Dushan Vlahoviq riktheu epërsinë e Juventusit në 2:1.

Edhe Como fiton dhe e kalon Juventusin në renditje Futboll 2 muaj më parë Como fiton dhe e kalon Juventusin në renditje

Vlahoviq shënoi edhe në minutën e 66-të për 3:1. Empoli ngushtoi epërsinë me golin e shënuar nga Andrea La Mantia në minutën e 76-të për 3:2.

Juventusi pas 27 xhirove renditet në pozitën e katërt me 50 pikë. Empoli renditet në vendin e 13-të me 31 sosh.