Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka konfirmuar se kampioni italian ka shprehur interesim për transferimin e Emre Canit nga Liverpooli në fund të këtij sezoni.
24-vjeçari është i lirë që të bisedojë me klubet tjera pasi i kanë mbetur edhe gjashtë muaj në kontratën e tij aktuale ndërsa sot është raportuar se Liverpooli ka nisur bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJuventusi zyrtarisht ka bërë kërkesë për bisedime lidhur me një marrëveshje me parakontratë, me të cilën ai do të kalonte në Torino si lojtar i lirë gjatë verës.
“Emre Can është një lojtar, kontrata e të cilit është duke skaduar, prandaj, kjo na mundëson që t’i afrohemi për bisedime dhe ky është drejtimi që kemi marrë”, ka thënë Marotta për Sky Sports Italia.
“Nuk mund të them nëse ai vazhdon kontratën me Liverpoolin, por mund të them se ne do të tentojmë transferimin e tij. Natyrisht, ne do të respektojmë edhe atë që dëshiron lojtari”.