Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, ka pranuar se klubi i tij mund të mos e transferojë mesfushorin e Liverpoolit Emre Can.
Kontrata e mesfushorit gjerman skadon në verë dhe është i lirë për bisedime me skuadra të tjera.
“Interesimi është i qartë. Duam të provojmë dhe ta sjellim, por nuk mundemi sepse ka kontratë aktualisht me Liverpoolin. Ai mund të rinovojë, gjithashtu ka edhe skuadra tjera të interesuara për të”, është shprehur për “Premium Sport” Marotta.