Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve konfirmon interesimin për Emre Canin

Drejtori gjeneral i Juventusit, Beppe Marotta, ka konfirmuar se klubi gjatë janarit do të tentojë transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

Kampioni italian është lidhur për një kohë të gjatë me transferimin e gjermanit, por deri më tani anglezët kanë refuzuar shitjen e tij.

Can ende nuk ka nënshkruar kontratën e re me Liverpoolin, por ai pritet të ketë një rol të rëndësishëm në formacionin e Jurgen Kloppit.

“Liverpooli është duke mbajtur Emre Canin. Kontrata e tij skadon në qershor, pra, ne do të bisedojmë me të në janar”, ka thënë Marotta për Premium Sport.

“Nuk e fshehim faktin se e pëlqejmë, por tani është lojtar i Liverpoolit, por e admirojmë nga larg”.

Artikuj të ngjashëm