Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve nuk dorëzohet për Emre Canin

Juventusi raportohet se nuk ka në plan të dorëzohet në kërkimin e mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

Gjiganti italian po kërkon gjermanin qe një kohë të gjatë, por dështoi që gjatë verës të konkretizonte një marrëveshje për të.

Can pritet të jetë në dispozicion për bisedime me klubet tjera në janar, pasi kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit.

Sipas “Tuttosport, Juve ka shprehur edhe njëherë interesim për 23-vjeçarin, duke kontaktuar agjentin e tij.

Can kishte kaluar në Anfield më 2014 nga Bayer Leverkuseni.