Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve kërkon Emre Canin

Juventusi raportohet se ka kërkuar shërbimet e mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

23-vjeçari po kërkohej nga Juve edhe sezonin e shkuar, por “Të Kuqtë” janë të vendosur ta mbajnë gjermanin.

Can mësohet se ka marrë ofertë nga Liverpooli për zgjatje të kontratës me rritje page, ndërsa Juve shpreson të arrijë ta bindë për largim nga Anfieldi.

Sipas raportimeve në Itali, Juve po konsideron Canin si zëvendësues të Miralem Pjaniqit që pritet të largohet drejt Barçës.

Krahas Canit, “Zonja e Vjetër” po e kërkon edhe Steven N’Zonzin dhe Blaise Matuidin.