Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi kërkon tre lojtarët e Chelseat

Antonio Ruediger, Jorginho dhe Marcos Alonso janë ndër objektivat kryesore të Juventusit në afatin kalimtar të verës.

“Gazzetta dello Sport” ka shkruar se krerët e ekipit italian po punojnë intensivisht në transferimin e këtyre lojtarëve që po shihen si përforcime të rëndësishme për sezonin e ri.

Ruediger po shihet si zëvendësim për Giorgio Chiellinin, ndërsa Alonso për brazilianin Alex Sandro.

Ndërkohë, Jorginho ka kohë që përcillet nga Juventusi dhe është kërkesë e trajnerit Massimiliano Allegri.

Artikuj të ngjashëm