Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi interesohet për Grimaldon

Jordi Alba nuk është emri i vetëm në listën e lojtarëve të kërkuar nga Juventusi. Klubi italian interesohet edhe për Alejandro Grimaldon, raporton të hënën “Calciomercato”.

Largimi i Jordi Albas nga Barcelona duket i pashmangshëm dhe kjo mund ta shtyjë gjigantin spanjoll të transferojë Jose Gayan si lojtar të lirë në vitin e ardhshëm. Krahas këtyre dy lojtarëve, Juventusi kërkon transferimin edhe të disa lojtarëve tjerë që janë pjesë të klubeve evropiane.

"Zonja e Vjetër” nuk po kalon momente të mira si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Grimaldo luan mbrojtës i krahut të majtë, ndërsa është pjesë e Benficas.