Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi kërkon Silvan e Cityt

Bernardo Silva

Juventusi është në kërkim të një qendërsulmuesi, të cilin po synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

“Calciomercato” shkruan të martën se “Zonja e Vjetër” është e interesuar për Bernardo Silvan e Manchester Cityt.

Plani i Juventusit është që ta huazojnë në janar 27-vjeçarin, me mundësi të blerjes në fund të sezonit.

Trajneri i Cityt Pep Guardiola, e ka pranuar se Silva mund të largohet nga City, edhe pse ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Ardhja e Jack Grealishit ka bërë që Silva të mos e ketë të sigurt vendin e titullarit.