Skuadra e Juventusit ka hequr dorë nga transferimi i Nicolo Zaniolos për t’u fokusuar te Daniele Verde.
“Tuttosport” ka njoftuar të hënën, se Juventusi është në negociata me Spezian për transferimin e sulmuesit të krahut.
Verde po shihet si opsion i mirë për sulmin dhe Juventusi po përgatit një ofertë prej dhjetë milionë eurosh për shërbimet e tij.
Verde 26-vjeçar ka kontratë me Spezian deri në vitin 2025 dhe sezonin e shkuar shënoi tetë gola e bëri gjashtë asistime në 33 paraqitje në Serie A.