Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi interesohet për Kimpemben

Presnel Kimpembe pritet të shitet gjatë kësaj vere nga Paris Saint-Germain.

“L’Equipe” ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit janë të hapur për shitjen e mbrojtësit francez dhe janë në pritje të ofertave.

Është Juventusi që së fundmi ka shfaqur interesim për mbrojtësin. Te klubi italiane Kimpemben po e shohin si zëvendësues ideal të De Ligtit, që pritet të shitet.

Juventusi do t’i kontaktojë drejtuesit e klubit francez për të diskutuar çmimin e lojtarit.

“Zonja e Vjetër” është e gatshme të ofrojë rreth 50 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e francezit.