Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi interesohet për Jesusin

Foto: Reuters

Ylli i Manchester Cityt, braziliani Gabriel Jesus, mund të luajë në Itali sezonin tjetër.

Interesim për sulmuesin ka shprehur kampioni i Italisë, Juventusi, ka raportuar të mërkurën “Metro”.

Kampioni i Anglisë është i gatshëm ta shesë Jesusin 22-vjeçar dhe Juventusi është duke shikuar mundësinë e transferimit të tij në fund të këtij edicioni. Jesus, skuadrës së Manchester Cityt iu bashkua në janar të vitit 2017 dhe ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Këtë edicion në të gjitha garat, ka shënuar 18 gola dhe ka kontribuuar me nëntë asistime.