Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi insiston për Thiagon

Juventusi ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Bayern Muenchenit, Thiago Alcantara ka raportuar të mërkurën “Tuttosport”. Mësohet se Juventusi është i gatshëm t’i paguajë Bayernit dëmshpërblim deri në 50 milionë euro për transferimin e Thiagos.

Mesfushori 28-vjeçar, te Juventusi shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës në edicionin e ardhshëm. Thiago ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2021, kurse këtë edicion ka realizuar tre gola e asistuar dy tjerë në 27 paraqitje në të gjitha garat. Ai te Bayerni është transferuar në vitin 2013 nga Barcelona. Thiago ka edhe 37 ndeshje e dy gola me Përfaqësuesen e Spanjës.