Bayern Muencheni po kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim për ta lënë të lirë mesfushorin Thiago Alcantara.
Thiago pritet të largohet nga Bayerni gjatë kësaj vere, pasi javë më parë ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm. Mesfushori 29-vjeçar është i lidhur me një kalim te Liverpooli dhe për këtë arsye te Bayerni tashmë ia kanë caktuar çmimin e tij.
Thiago është pjesë e Bayernit prej vitit 2013, kur u transferua nga Barcelona dhe në edicionin e fundit ka regjistruar 36 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar tri gola dhe asistuar dy herë.
Artikuj të ngjashëm