Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Thiago Alcantara do ta vazhdojë kontratën me Bayernin

Mesfushori Thiago Alcantara është pajtuar për ta vazhduar kontratën me Bayern Muenchenin dhe njoftimi do të bëhet në ditët në vijim, ka shkruar “Sport Bild”.

Kontrata aktuale e mesfushorit 29-vjeçar me Bayernin skadon në verën e vitit 2021, por ai do të firmosë kontratë të re afatgjate.

Alcantara i është bashkuar Bayernit nga Barcelona në verën e vitit 2013 për 25 milionë euro. Këtë edicion ai i ka luajtur 32 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa i ka shënuar tre gola dhe asistuar dy të tjerë.