Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi insiston për Jesusin

Juventusi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga transferimi i sulmuesit brazilian Gabriel Jesus. “The Sun” ka raportuar se Jesus është pajtuar t’i bashkohet Juventusit gjatë kësaj vere, dhe ekipi italian tashmë ka nisur negociatat me Manchester Cityn për transferimin e tij.

Mësohet se Jesus po dëshiron të largohet nga City për të luajtur në Serie A dhe te Juventusi po shihet si përforcim ideal për repartin e sulmit. Jesus 24-vjeçar është pjesë e Cityt prej janarit të vitit 2017 dhe ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2023.

Ai me fanellën e Cityt ka fituar tre tituj kampioni në Premier League kurse sezonin e fundit, ka shënuar 14 gola në 42 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm