Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi insiston për Bellerinin

Skuadra e Juventusit nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i mbrojtësit të djathtë të Arsenalit, spanjolli Hector Bellerin.

E përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport” të hënën ka shkruar se kampioni i Italisë po bën gati ofertën për transferimin e Bellerinit në fund të këtij edicioni, transmeton “Koha Ditore”. Bellerini te Juventusi shihet si zëvendësim adekuat për zviceranin Stephan Lichtsteiner që do të largohet nga klubi italian.

Bellerin, 22-vjeçar, ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023. Në rast se dështon transferimi i tij, atëherë Juventusi do të fokusohet te dy emra të tjerë: Shime Vrshalko i Atletico Madridit dhe Thomas Meunier i PSG-së.

Artikuj të ngjashëm