Mbrojtësi i krahut të djathtë, Hector Bellerin do të largohet nga Arsenali gjatë këtij afati kalimtar. Mediumet britanike kanë njoftuar të martën se Bellerin tashmë ka njoftuar drejtuesit e klubit për dëshirën e tij që të largohet.
Madje, ai ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2023. 26-vjeçari nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta dhe për këtë arsye dëshiron të largohet në një klub tjetër.
Interesim tashmë për Bellerinin, ka shprehur skuadra e Interit që është e gatshme të ofrojë rreth 15 milionë euro dëmshpërblim. Ai ka debutuar me ekipin e parë të Arsenalit në vitin 2014 kurse sezonin e shkuar në 35 ndeshje pati një gol e katër asistime.
Artikuj të ngjashëm