Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi ka marrëveshje me Bellerinin

Skuadra e Interit ka arritur marrëveshje personale me Hector Bellerinin dhe tani po negocion me Arsenalin për lirimin e tij.

“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të mërkurën se Interi e ka bindur mbrojtësin e krahut të djathtë, që të vazhdoj karrierën në Itali.

Ai te Interi po shihet si zëvendësim ideal për Achraf Hakimin, i cili ditë më parë u transferua te Paris Saint-Germaini.

Bellerin është pajtuar me kontratë pesëvjeçare dhe pagë vjetore prej 3.5 milionë eurosh për t’iu bashkuar Interit, por po pret dritën e gjelbër nga Arsenali.

Skuadra angleze për ta lënë të lirë Bellerinin po kërkon të paktën 20 milionë euro dhe Interi po negocion për ta ulur këtë shumë.

Bellerin 26-vjeçar ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023 kurse sezonin e fundit, ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm