Sipas Sky Sport Italia, e ardhmja e Massimiliano Allegrit në Juventus nuk është në dyshim, por klubi mund të ndryshojë një pjesë të stafit të tij trajner në sezonin 2022-2023.
“Zonja e Vjetër” është eliminuar në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve për sezonin e tretë rresht dhe aktualisht është shtatë pikë prapa liderit të Serisë A, Milanit.
Edhe pse trajneri ka këmbëngulur se sezoni i ekipit të tij nuk ka qenë i dobët, klubi mund të ndryshojë një pjesë të stafit të tij trajner në fund të sezonit. Sipas Sky Sport Italia, drejtuesit e klubit po konsiderojnë disa ndryshime pas eliminimit të tyre në Champions League nga Villarreal, por pozicioni i Allegrit nuk është nën shqyrtim.
Artikuj të ngjashëm