Juventusi është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për mbrojtësin e Chelseat, Antonio Ruediger.
Mediat angleze kanë bërë të ditur se drejtuesit e skuadrës italiane janë duke e monitoruar situatën e gjermanit.
Ruediger ëshë në vitin e fundit të kontratës me Chelsean dhe nuk e ka vazhduar ende atë.
Thuhet se Juventusi është i gatshëm t’i ofrojë pagë prej 10 milionë eurosh në sezon lojtarit për ta bindur të transferohet në Torino.
Për Ruedigerin interesim kanë shprehur edhe Bayern Munichu dhe Real Madridi.
Artikuj të ngjashëm