E ardhmja e trajnerit Maxi Allegri, pritet të jetë në Juventus, me gjithë spekulimet e shumta për të ardhmen e tij
Trajneri italian që ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2020, ka marrë besimin e bordit të klubit për ta udhëhequr skuadrën edhe për disa sezone.
Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me trajnerin, që është i gatshëm të qëndrojë në Torino.
Për Allegrin, së fundi interesim kanë shprehur skuadra të njohura evropiane si Manchester United dhe Real Madridi.
51-vjeçari deri më tani me Juven, ka fituar 4 tituj kampioni, dhe 4 Kupa të Italisë e dy SuperKupa.
Artikuj të ngjashëm