Dy skuadrat e mëdha italiane, Juventus dhe Napoli kanë shprehur interesim për mesfushorin e Empolit, Nedim Bajrami, ka njoftuar të hënën “La Gazzetta dello Sport”.
Megjithatë, futbollisti që së fundi vendosi të luaj për Shqipërinë, ka thënë se mendon vetëm për të ardhmen.
“Tani për tani mendoj vetëm për Empolin”, është përgjigjur shkurt ish-reprezentuesi i Shpresave të Zvicrës.
Bajrami 22-vjeçar këtë edicion në të gjitha garat me fanellën e Empolit ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar nëntë herë, ndërsa me skuadrën që garon në Serie B, ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.