Nedim Bajrami mund të largohet në fund të sezonit nga skuadra e Empolit.
Mediat italiane kanë bërë të ditur se për mesfushorin shqiptar interesim kanë shprehur disa skuadra nga Bundesliga.
Forma e mirë që po kalon Bajrami ka bërë që mesfushori i Shqipërisë ta tërheqë interesimin e skuadrave nga elita e futbollit gjerman, emri i të cilave nuk është bërë i ditur. 22-vjeçari ka kontratë me Empolin deri në vitin 2024.
Këtë sezon ka luajtur në 11 ndeshje duke shënuar tre gola dhe duke asistuar dy herë.