Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Milani në garë për Nedim Bajramin

Nedim Bajrami është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Itali. Së fundi interesim ka shprehur edhe skuadra e Milanit, raporton “Calciomercato” të martën.

Bajrami është pjesë e Empolit dhe ka kontratë deri në vitin 2024.

Reprezentuesi i Shqipërisë në 29 ndeshje në Serie A dhe Kupë të Italisë këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime. Ditë më parë u raportua se për Bajramin janë interesuar edhe Juventusi dhe disa klube tjera të Premier Leagues së Anglisë.

Artikuj të ngjashëm