Kampioni i Italisë, Juventusi, ka shprehur interesim për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Ricardo Pereira, që është pjesë e Leicester Cityt.
Lajmi është bërë i ditur të enjten nga e përditshmja italiane "Tuttosport". Mësohet se Juventusi tashmë ka kontaktuar ekipin anglez, duke i ofruar 30 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e 25-vjeçarit, transmeton Koha Ditore.
Portugezi Pereira është i gatshëm të transferohet në Serie A, pasi i është ofruar kontratë pesëvjeçare. Ai te Juventusi shihet si zëvendësim për Joao Cancelon, që pritet të transferohet te Manchester City.
Pereira vitin e shkuar iu bashkua Leicesterit nga Porto për 20 milionë euro dhe në edicionin e parë në Premier League ka shënuar dy gola dhe ka asistuar shtatë herë në 35 ndeshje.
Me Leicesterin ka kontratë deri në vitin 2023.