Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

City ofron 56 milionë euro për Cancelon

Manchester City i ka bërë ofertë zyrtare Juventusit për shërbimet e mbrojtësit të krahu të djathtë, Joao Cancelo.

Mediumet italiane kanë raportuar të martën se City i ka ofruar kampionit të Italisë 56 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e portugezit Cancelo gjatë kësaj vere, transmeton Koha Ditore.

Cancelo 25-vjeçar, në edicionin e fundit ka patur paraqitje të mira te Juventusi dhe te City shihet si përforcim i duhur për repartin defensiv. Ai te Juventusi u transferua verën e shkuar nga Valencia për 40 milionë euro dhe me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2023.

Në edicionin e sapopërfunduar, Cancelo ka regjistruar 34 ndeshje për Juventusin në të gjitha garat duke shënuar një gol dhe shpërndarë katër asistime.

Ai karrierë ka bërë edhe te Interi e Benfica si dhe është reprezentues i Portugalisë.