Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi dhe Sampdoria në hall me mesfushorin Ihattaren

Rasti i futbollistit Mohamed Ihattaren është bërë çështje në futbollin italian. Ka raporte kontradiktore mbi fatin e mesfushorit Ihattaren, në pronësi të Juventusit, i cili ishte huazuar te Sampdoria, por tani dyshohet se po refuzon të kthehet në Itali.

19-vjeçari është thirrur tashmë te Përfaqësuesja e Holandës pas dy golave në dhjetë paraqitje për ekipin U19. Juventusi e bleu atë nga PSV Eindhoveni në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës për dy milionë euro, duke e dërguar menjëherë në huazim në Sampdoria. Megjithatë, Ihattaren nuk ka luajtur ende asnjë minutë te Sampdoria dhe ka qenë në Holandë që nga 12 tetori për shkak të disa “çështjeve familjare”.

Raportohet se Ihattaren nuk është vënë re askund pranë zonës së Utrechtse Vecht, që është vendi ku jeton familja e tij. Nuk është e qartë se ku ka shkuar lojtari dhe ka sugjerime që ai po refuzon të kthehet në Itali.

Stafi mjekësor i Sampdorias nuk ishte i impresionuar me Ihattarenin pas mbërritjes së tij nga Juve, me thashethemet se ai ishte 5 kilogramë mbipeshë.

Në Holandë raportohet se lojtari është duke kërkuar ta ndryshojë agjentin e tij pasi nuk është i kënaqur me Mino Raiolan.