Juventusi ka bërë tjetër gabim në rrugën për titull kampioni, duke ia mundësuar Interit të qëndrojë i qetë në krye të tabelës në Serie A.
Skuadra e Massimiliano Allegrit ka barazuar 2:2 me Veronën të shtunën duke çuar në katër numrin e ndeshjeve rresht pa fitore.
Dushan Vlahoviq e Adrien Rabiot shënuan për Juven, ndërsa Michael Folorunsho dhe Tijjani Noslini për Veronën.
Në tabelë, Juventusi pas 25 xhirosh ka 54 pikë. Ngel nëntë pikë prapa Interit, që madje ka një ndeshje më pak të zhvilluar.