Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nuk jep fitues derbi i madh italian

Derbi i madh mes Juventusit dhe Interit nuk ka dhënë fitues.

Dy skuadrat e mëdha italiane të dielën mbrëma luajtën 1:1. Ndeshja i takoi xhiros së 13-të të Serie A.

Dushan Vlahoviq kaloi në epërsi Juventusin në minutën e 27-të.

Në minutën e 33-të rezultatin në 1:1 e barazoi Lautaro Martinez. Shifrat më nuk ndryshuan.

Kristjan Asllani luajti prej minutës së 83-të për Interin.

Interi është lider me 32 pikë. Juve mban pozitën e dytë me 30 pikë.