Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve pranë transferimit të yllit të Arsenalit

Raportohet se Juventusi është pranë transferimit të yllit të Arsenalit, Hector Bellerin.

Cadena Ser raporton se kampioni italian është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për 23 vjeçarin, transmeton Koha.net.

Një ofertë të tillë raportohet se edhe Arsenali është i gatshëm ta pranojë, përkundër që verën e kaluar kishte refuzuar një ofertë të ngjashme nga Barcelona.