Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, është në Londër jo vetëm për shkëmbimin Romelu Lukaku dhe Paulo Dybalan, por edhe për Moise Keanin, Joeao Cancelon, Sami Khediran, Blaise Matuidin, Mario Manxhukiqin, Mattia Perinin dhe Daniele Ruganin.
“SkySport Italia” raportoi se Paratici udhëtoi për negociatat me Manchester Unitedin për shkëmbimin Dybala-Lukaku, ndërsa tani “ilbianconero” raporton se ka shumë lojtarë të cilët mund të kalojnë në Premier Ligë, dhe për këtë ai do të ketë shumë takime me klubet angleze.
Matuidi dhe Manxhukiqi kanë qenë të lidhur me Manchester Unitedin, ndërsa Kean është afër kalimit tek Evertoni.
Manchester City e ka synuar që një kohë të gjatë Cancelon, ndërsa portieri Perin mund të kalojë tek Aston Villa.
Teksa mesfushori Khedira iu afrua Arsenalit e Wolvesit, “Topçinjtë” po e kërkojnë edhe mbrojtësin Rugani.