Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka udhëtuar sot drejt zyrave të Manchester Unitedit në Londër për të diskutuar lidhur me transferimin e mundshëm të Paul Pogba, raport “Sky” në Itali.
Bisedimet janë në fazë të hershme, me Joao Cancelon e Juves që mësohet të jetë pjesë e negociatave. Manchester City ka zbehur interesimin në portugezin për shkak të çmimit të lartë që Juventusi i ka caktuar.
Paratici në Londër pritet të takohet edhe me krerë të Chelseat për të kompletuar marrëveshjen me trajnerin Maurizio Sarri.
Chelsea dëshiron kompensim për Sarrin dhe kjo ka bllokuar negociatat.