Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Menaxheri i Dybalas është parë në Londër

Paulo Dybala me shumë gjasë do të largohet në verë nga skuadra e Juventusit.

Menaxheri i sulmuesit argjentinas, siç raportojnë mediat në Angli dhe në Itali, është parë në Londër ditën e premte.

Thuhet se ai ka pasur takime me zyrtarë të skuadrës së Manchester Unitedit, Newcastle Unitedit dhe Arsenalit.

Për shërbimet e argjentinasit, interesim kanë shprehur edhe Interi në Itali dhe Atletico Madridi në Spanjë.

28-vjeçari në 37 ndeshje të luajtura këtë edicion ka shënuar 15 gola dhe ka gjashtë asistime.