Juventusi ia ka caktuar çmimin yllit Paulo Dybala.
Sipas “Corriere della Sera”, nëse dikush dëshiron ta transferojë Dybalan duhet të paguajë 150 milionë euro.
Sulmuesi argjentinas nuk pritet të largohet nga “Zonja e Vjetër” në afatin kalimtar të janarit.
Për të kanë shprehur interesim disa gjigantë evropianë, me Manchester Unitedin që thuhet se ka ofruar rreth 70 milionë funte për shërbimet e tij.
Artikuj të ngjashëm