Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve i prin garës për Kulusevskin

Juventusi raportohet se ka dalë në epërsi në garën për shërbimet e Dejan Kulusevskit, duke pranuar që të paguajë deri 50 milionë euro, por lojtari do të mbetet në huazim te Parma deri në qershor.

Reprezentuesi i Suedisë ka pasur sezon fantastik në Serie A, duke kontribuar me katër gola e shtatë asistime në 17 paraqitje për Parman.

Mesfushori 19-vjeçar ka zgjuar interesim nga shumë skuadra, përfshirë Manchester Unitedin, Arsenalin, Napolin, Chelsean, Liverpoolin e me Interin që shihej si favorit për shërbimet e tij.

Megjithatë, sipas “SkySport”, Juventusi ka dalë në “pole-position” me lojtarin që është pajtuar për marrëveshjen e klubet që po punojnë për të finalizuar transferin.