Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve harron humbjen nga Sampdoria

Juventusi ka harruar humbjen e xhiros së shkuar nga Sampdoria duke u kthyer me fitore bindëse 3 me 0 ndaj Crotones në javën e 14-të të Series A.

Mario Manxhukiq, Mattia De Sciglio dhe Mehdi Benatia realizuan golat për fitoren e 11-të të “Zonjës së Vjetër”.

Klubi nga Torino tani ka 34 pikë pas 14 ndeshjeve dhe është në vendin e tretë. Juve ka dy pikë më pak se Interi që është i dyti dhe katër më pak se Napoli që prin në tabelë.