Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve fiton por mbetet jashtë Ligës së Evropës

Federico Chiesa ka shënuar golin e vetëm në fitoren 1:0 të Juventusit ndaj Udineses. Të dielën mbrëma, Juve fitoi në udhëtim në kuadër të xhiros së fundit të Serie A. Fitorja megjithatë nuk i ka ndihmuar Juves që të kaloi në Ligën e Evropës. Ka përfunduar në vendin e shtatë në kampionatin italian me 62 pikë dhe të luaj në kualifikimet e Ligës së Konferencës. Në vendin e gjashtë ka përfunduar Roma me 63 pikë.

Roma fitoi 2:1 ndaj Spezias me golin e shënuar nga Paulo Dybala nga penalltia në minutën e 89-të. Roma luan në fazën grupore të Ligës së Evropës, njëjtë si Atalanta e vendit të pestë. Atalanta fitoi 5:2 ndaj Monzas. Ndërkohë Bologna fitoi 3:2 ndaj Lecces. Nga Serie A largohen Cremonese e Sampdoria. Spezia e Verona kanë përfunduar me nga 31 pikë dhe luajnë plejaut për qëndrim në Serie A.