Juventusi ka mposhtur Beneventon 2 me 1 për t’iu afruar kreut të tabelës duke shfrytëzuar gabimet e Interit dhe Napolit.
Gonzalo Higuain dhe Juan Cuadrado realizuan golat për fitoren e “Zonjës së Vjetër”, teksa Ciciretti shënoi për Beneventon.
Barazimet e Interit me Torinon dhe të Napolit me Chievon (0 me 0) i shfrytëzoi edhe Roma që mposhti 2 me 4 Fiorentinën.
Gerson realizoi dy gola, ndërsa nga një e shtuan Manolas dhe Perotti për fitoren e nëntë të Romës sivjet. Për Fiorentinën realizuan Veretout dhe Simeone.
Në tabelë, pas 11 ndeshjeve vazhdon të prijë Napoli me 32 pikë, vetëm një më shumë se Juve që tash është i dyti. Interi është i treti me 30 pikë, ndërsa Lazio e katërta me 28 pikë. 27 ka Roma që është e pesta.