Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi fiton ndaj Bolognas

Juventusi ka shënuar fitore të shtunën në udhëtim te Bologna me rezultatin 2:0.

Ndeshja ishte e dominuar nga “Zonja e Vjetër” që shënoi vetëm dy gola.

Në pjesën e parë Alvaro Morata kaloi në epërsi mysafirët. Ai realizoi që në minutën e gjashtë.

Në pjesën e dytë Juventusi shënoi edhe një herë. Ishte Juan Cuadrado që realizoi në minutën e 69-të për 2:0. Asistoi Alvaro Morata.

Pas kësaj fitoreje Juventusi ka 31 pikë pas 18 ndeshjeve, derisa Bologna mbetet në kuotën e 24 pikëve.