Pavel Nedved ka thënë se Juventusi është gati për të shfrytëzuar çdo mundësi që i del në rrugë për të transferuar lojtarë të kalibrit të lartë, përfshirë të nivelit të Cristiano Ronaldos.
Juve mbajti sot mbledhjen e përvitshme të aksionarëve, ku u miratua një plan që të mblidhen 300 milionë euro përmes një rritjeje të kapitalit aksionar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur nëse Juve është e gatshme të bëjë një tjetër transferim sikur ai i Ronaldos, zëvendëspresidenti i klubit bëri të qartë se janë të gatshëm për të shfrytëzuar çdo mundësi.
“Jemi të gatshëm për të shfrytëzuar çdo mundësi. Kemi folur për zhvillimin dhe ne duam të zhvillohemi në të gjitha aspektet, mbi të gjitha në atë sportiv sepse është pjesë udhëheqëse e klubit. Dhe me këtë, mendoj gjithçka”, ka thënë ai, raporton “Football-Italia”.
Ronaldo kaloi te Juventusi nga Real Madridi në vitin 2018 për rreth 100 milionë euro, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë i transferuar ndonjëherë nga një klub italian.