Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi mund ta shesë Ronaldon vitin e ardhshëm

Foto: Reuters

Juventusi thuhet se ka vendosur ta shesë gjatë verës yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo.

“Zonja e Vjetër” është duke konsideruar ta shesë portugezin për shkak të telasheve financiare të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Ronaldo është futbollisti më i paguar te Juventusi dhe paga e lartë e lojtarit ka bërë që klubi të mendojë t’i ulë shpenzimet.

Kontrata momentale 35-vjeçarit i skadon në vitin 2022 dhe gjiganti italian shpreson ta shesë, dhe të mos e lejojë pas dy vjetëve të largohet si futbollist i lirë. Juventusi shpreson ta shesë pesë herë fituesin e “Topit të Artë” për së paku 100 milionë euro. Interesim për Ronaldon në të kaluarën ka treguar PSG-ja, skuadër e cila thuhet se do të provojë ta transferojë edhe në afatin veror.

Artikuj të ngjashëm