Agjenti i Benedikt Howedesit ka konfirmuar për arritjen e marrëveshjes me Juventusin dhe se tani janë në pritje të Schalkes nëse dëshiron shitjen e tij.
Të enjten është raportuar se Juve është pajtuar me huazimin e tij me të drejtë blerje për 10 milionë euro.
“Juve e dëshiron atë, Benedikt Howedes e dëshiron Juventusin”, ka thënë agjenti Volker Struth.
“Kemi një marrëveshje. Schalke tani duhet të vendosë nëse dëshiron që ky transferim të ndodhë”.