Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juriq llogarit në Vojvodën

Mërgim Vojvoda do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit të Torinos edhe për sezonin e ri.

Mediat italiane kanë raportuar të shtunën se mbrojtësi i krahut të djathtë ka bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet në Serie A.

Trajneri i ri i Torinos, Ivan Juriq thuhet se llogarit në shërbimet e 26-vjeçarit edhe për sezonin e ri.

Vojvoda në 28 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime.

Ai ka kontratë me Torinon deri në vitin 2024.