Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Junioret e Kosovës do të udhëtojnë për në Kragujevc

Hendbollistet më të mira të Kosovës të mërkurën mbrëma në Prishtinë përballen me Bjellorusinë. Të enjten në mëngjes ato pritet të ndahen, shkruan sot “Koha Ditore”.

Lojtaret që janë më të reja se 20-vjet pritet të marrin rrugë për në Kragujevc të Serbisë, ndërsa ato mbi 20-vjet do të qëndrojnë në Prishtinë deri të shtunën, kur do të udhëtojnë për në Minsk të Bjellorusisë, ku përfaqësuesja A të dielën e luan edhe një ndeshje tjetër ndaj bjelloruseve, në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për evropianin e këtij viti.

Hendbollistet e përfaqësueses A dhe ato të U-20 janë duke u përgatitur së bashku në Prishtinë për ndeshjet që i presin.

Plot prej lojtareve të përfaqësueses A janë më të reja se 20-vjet dhe kjo bënë që të jenë në dispozicion për të dy përfaqësueset. Dhe ideja është që prej lojtareve të reja të nxirret maksimumi, përkatësisht të aktivizohen si me ekipin “A” ashtu edhe me U-20, aq më shumë që përfaqësuesen U-20 e pret një ndeshje shumë më emocionale se ajo me Bjellorusinë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)