Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendbollistet kërkojnë ndihmën e tifozëve për të përballuar forcën e bjelloruseve

E kompletuar dhe me plot motiv, përfaqësuesja “A” e Kosovës në hendboll, të mërkurën (sot, 18:00) në Prishtinë pret përfaqësuesen e fortë të Bjellorusisë. Por kjo mund të mos mjaftojë për rezultat të mirë. Hendbollisteve të Kosovës u duhet edhe përkrahja e tifozëve për të përballuar forcën e madhe të bjelloruseve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Reprezentueset kosovare, të martën, një ditë para kësaj ndeshjeje, kanë ftuar tifozët në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve për të qenë të pranishëm në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së dytë të kualifikimeve për evropian, që nis në orën 18:00.

Me Bjellorusinë Kosova do të përballet edhe në Minsk më 25 mars dhe ndeshja në Kosovë shihet si rast për të bërë diçka më shumë në këto përballje.

Seleksionuesi i ri i Kosovës, Agron Shabani, e ka të vështirë të premtojë fitore, meqë favorite në letër e vlerëson Bjellorusinë. Por ai premton se hendbollistet do ta japin maksimumin për të dalë sa më mirë nga kjo përballje, të cilën e vlerëson të vështirë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)